Sevilla thyen pastër 2-0 Roma në fushën neutrale të Duisburg duke siguruar një vend për në çerekfinalet e Europa League. Spanjollët zhvilluan një sfidë perfekte, i lejuan vetëm një goditje në kudrat ekipit roman në 90 minuta. Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë me Sevilla që shënoi dy gola, në minutën e 22-të dhe të 44-ët.

Lazio
Lazio

Feston pjesa tjetër e kryeqytetit italian, humbja e Romës i dhuroi Lazios një vend në fazën e grupeve në Champions League ndërsa Milan, ekipi tjetër italian, pas humbjes së Romës është e detyruar të luaj në turin para eliminator të Europa League. Në fazën çerekfinale të turneut të dytë për nga rëndësia në europë kaluan edhe Bayern Leverkusen, Bazel dhe Wolves. Të tre ekipet fituan ndeshjen e kthimit me rezultatin minimal 1-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb