Shkupi ka pësuar disfatë 3-1 nga Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Europa League.

Vendasit nga Irlanda fituan një penallti në minutën e 12-të. Burke e mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke çuar topin në rrjetë.

Brenda minutës së 30-të, Watts shfrytëzoi më së miri një assist të Gaffney, me tifozët e Shamrock që çojnë peshë Dublinin pas golit të dytë.

Shkupjanët do vuanin shumë, sidomos në repartin ofensiv. Goli që do rihapte llogarinë do vinte vonte, në minutën e 78-të me Queven. Ekipi  i Sedloskit do mbyllte takimin me një lojtar më pak, pas daljes më karton të kuq të Hamidit. Shamrock realizon golin e 3-të në fund me O’Neil.

Takimi i kthimit luhet me 9 gusht.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: