Europa duket se me të gjitha gjasat do e mbyllë këtë vit pa një vaksinë ndaj COVID-19.

Agjencia Europiane e Barnave ka caktuar dy data për takimet, e para më 29 dhjetor për të shqyrtuar vaksinën e Pfizer kurse e dyta në 12 janar.

Me këtë vendim duket se shpërndarja e dozave të vaksinave fillon vitin tjetër duke e mbyllur këtë vit me shijen e mirë të zbulimit të këtyre dy vaksinave.

Po ashtu shteteve të BE u duhet të paktë 3-4 ditë për të aprovuar vaksinën para se ajo të merrte ‘ok’ nga EMA. Financial Times shkruan se skenari më i mirë i mundshëm për Europën ishte që të dyja vaksinat të shqyrtoheshin më 22 dhjetor, të merrnin aprovimin dhe shpërndarja e dozave të fillonte në fund të dhjetorit, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb