Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov është shprehur se Rusia nuk do të shpërndajë gazin e saj falas.

Gjithashtu ai është shprehur se nëse Europa nuk dëshiron të paguajë gazin në rubla, atëherë Rusia nuk do të bëjë bamirësi dhes e është e sigurt se gazin e saj nuk do ta ofrojë falas.

“Ne sigurisht nuk do të ofrojmë gaz falas, kjo gjë është e sigurt. Është e pamundur që në këtë situatë që jemi në të bëjmë bamirësi”, ka thënë më tej Peshkov.

Nga ana tjetër, i pyetur se çfarë ndodh nëse Rusia mbyll ndërpret menjëherë shpërndarjen, ministri gjerman i energjisë tha: “Ne jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”, tha Habeck, duke shtuar se Rusisë i duhen rubla për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb