Humbja në derbi, aq më tepër për mënyrën se si u ndërtua ajo, ka turbulluar sërish atmosferën te Milan. Pas një ecurie pozitive në ndeshjet e para të vitit 2020, skuadra kuqezi është kthyer te zhgënjimi. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit kanë risjellë në vëmendje dyshimet që lidhen mbi të ardhmen, sidomos atë të trajnerit Stefano Pioli.

234325873 16c258bc 74d9 4b8a Bba0 81bbb004c285
234325873 16c258bc 74d9 4b8a Bba0 81bbb004c285

Rikthimi në Europë është mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin, por edhe pankinën e teknikut. Milan renditet në vendin e dhjetë me 32 pikë pas 23 javëve të luajtura. Deri tek Atalanta e vendin e të katërt janë dhjetë pikë diferencë, çka e bën thuajse të pamundur misionin për një vend në Champions. Në këtë mënyrë, Liga e Europës mbetet objektivi kryesor i Milanit. Kuqezinjtë janë vetëm dy pikë larg zonës europiane, ndërsa mund ta arrijnë kualifikimin edhe nga Kupa e Italisë.

Capture B8f70ffcdeebeff80248b06f9542c302b88f83925cc02dff 1920x1080
Capture B8f70ffcdeebeff80248b06f9542c302b88f83925cc02dff 1920×1080

Por asgjë nuk është e lehtë. Gara në kampionat është shumë e fortë, ndërsa në Kupë, Milanin e presin dy gjysmëfinalet kundër Juventus. Në këtë mënyrë, Pioli dhe të besuarit e tij duhet të ndryshojnë shumë shpejt kurs për të mos I shtuar një tjetër sezon zhgënjyes ecurisë larg emrit të madh që po jeton në vitet e fundit skuadra kuqezi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb