Europa po vazhdon te perballet me shifra te larta infeksionesh me Covid 19 ndonese ne shume vende jane vene ne zbatim masat kufizuese gjate periudhes se festave.

Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus per te treten dite me rradhe. Numri i të infektuarve më 25 dhjetor në Itali arriti në 54,762 njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq 144 persona humben jeten si pasojë e koronavirusit në vendin fqinj brenda 24 orëve.
Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia ka regjistruar 136,530 vdekje të lidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve si pasoje e koronavirusit.
Në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane, 106 raste të reja u pranuan gjatë së shtunës. Numri total i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,071 shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Edhe Franca raportoi një numer rekord prej 104,611 infeksionesh me COVID-19, duke thyer rekordin e meparshem prej 100,000 rastesh që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shendetesore ne France janë të shqetësuar për efektin e përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Të premten ne France u rekomandua që të rriturit të merrnin një vaksinë përforcuese tre muaj pas vaksinimit të tyre fillestar.
Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka regjistruar 122,546 vdekje nga koronavirusi. Deri më tani, 76.5 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb