Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe Zv/ President i Partive Popullore Europiane (EPP) David McAllister, kanë diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në “European People’s Podcast”.

Në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet javën e ardhshme nw Slloveni, Bregu theksoi se është e rëndësishme që BE të mbajë premtimet.

“Procesi i zgjerimit kërkon kohe, ka sfida dhe është i vështirë. Për këtë arsye është e nevojshme mbajtja e premtimeve. Bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm për të ndertuar një rajon të fuqishëm. Mbi te gjitha, ne jemi të vetëdijshëm që procesi i europianizimit dhe integrimi europian i vende tona, është një axhendë transformuese, dhe jo një datë në kalendar” ka deklaruar Bregu.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: