AUSTRI- Kombëtarja shqiptare është mundur sot 2-1 në Vjenë nga Austria. Miqësorja e parë e kuqezinjve në kuadër të përgatitjeve të Europianit është mbyllur me humbje. Goli i Lenjanit në pjesën e dytë vetëm sa i ka dhënë zemër ekipit shqiptar që ka luajtur mjaft mirë dhe ka pasur mundësinë të barazonte.

Pjesa e parë: Ndeshja nis me një presion të jashtëzakonshëm të vendasve të cilët që në sekondat e para vënë në provë Etrit Berishën. Goli vjen menjëherë që në minutën e gjashtë.

Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Goli i shokon totalisht të besuarit e De Biazit të cilët e kanë të vështirë të organizohen. Austria është zot i fushës dhe krijon raste të njëpasnjëshme. G

Goli i dytë vjen në minutën e 14 ku sërish si rrjedhojë e një gabimi. Mavraj lë topin të kalojë mbrapa te portieri dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë. 2-0 dhe Shqipëria është e befasuar.

Kjo nisje kaq e keqe kishte kohë që nuk i ndodhte Përfaqësueses kuqezi. Vendasit pas dy golave, ulin disi ritmin dhe mundohen të administrojnë lojën. Shqipëria përpiqet të sulmojë, por është e pafuqishme në aksionet që ndërton. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0.

Pjesa e dytë: Fraksioni i dytë nis me ndryshime për kuqezinjtë. De Biazi hedh në fushë Cikalleshin dhe Roshin duke larguar Balajn dhe Lilën që ishin në hije gjatë pjesës së parë. Me futjen e këtyre të dyve ritet më shumë presioni i tanëve që gjejnë menjëherë golin.

Në minutën e 47 është Lenjani që rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat. Pas golit kuqezinjtë marrin zemër dhe nisin të kërkojnë me ngulm edhe golin e barazimit.

Në minutën e 56′ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk koordinohet si duhet dhe shpërdoron. Edhe në minutat e ardhshme vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë dhe administron rezultatin. Në minutën e 78′ Kaçe merr kartonin e dytë te verdhë dhe lë Shqipërinë me 10 lojtarë.

Pas këtij episodi gjithçka bëhet më e vështirë për kuqezinjtë që pavarësisht sulmeve nuk arrijnë të realizojnë. Mbyllet gjithçka 2-1 dhe Shqipëria pëson një humbje që nuk djeg shumë, duke parë lojën e mirë në pjesën e dytë. Tashmë miqësorja e radhës është ditën e martë ndaj Luksemburgut.

MINUTAT:
90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
86′ Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Xhaka, Abrashi, në fushë Basha, Kukeli.
83′ Loje e hapur në këto minuta dhe raste për të dyja skuadrat, por nuk finalizojnë dot.
79′ Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë. Sadiku zë vendin e Ermir Lernjanit.
78′ Karton i dytë i verdhë për Kaçen dhe mesfushori lë Shqipërinë me 10 lojtarë.
75′ Vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë.
71′ Minuta të mira për kuqezinjtë, Roshi rrezik konstant në krahun e djathtë.
68′ Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha.
63′ Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.
59′ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.
57′ Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.
55′ Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
46′ GOOOOL LENJANIIII. E nis me gol pjesën e dytë Shqipëria, Lenjani rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat.
46′ Roshi e Cikalleshi zënë vendin e Lilës dhe Balajt.

Mbyllet pjesa e parë, Austri-Shqipëri 2-0.
43′ Përpiqen kuqezinjtë me Balajn dhe Lenjanin, por ky i fundit kroson keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.
40′ Junuzoviç pengohet nga Cana brenda në zonë, por nuk ka penallti. Protestojnë vendasit.
35′ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm. Austria është kthyer mbrapa dhe po administron lojën duke u përpjekur të mbajë topin në kë,bë. Shqipëria ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
30′ Shqipëria luan mirë në këto minuta, qarkullon topin dhe fillon të shtyjë përpara.
26′ Lenjani lëshon një predhë nga distanca me të majtën, por topi kalon njitur me traun e portës. Kërcënues kuqezinjtë.
25′ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
22′ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
17′ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.
14′ GOL AUSTRIA, Shënon Harnik. Gabim trashanik i Mavrajt që lë topin të kalojë dhe Harnik përfiton duke dalë i vetëm dhe duke realizuar edhe golin e dytë.
12′ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
09′ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
06′ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
04′ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
03′ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
02′ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.

Formacionet
Austria: Almer, Dragović, Fuchs, Hinteregger, Klein, Alaba, Arnautović, Baumgartlinger, Harnik, Junuzović, Janko

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Basha, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi.
(panoramasport)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: