Chatbot-et e inteligjencës artificiale si ChatGPT kanë një anë të errët për abuzime kriminale, paralajmëroi sot agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol.

Europol tha se Laboratori i tij i Inovacionit kishte organizuar seminare në përgjigje të vëmendjes në rritje të publikut që i është kushtuar ChatGPT për të eksploruar se si kriminelët mund të abuzojnë me modelet e mëdha gjuhësore (LLM) dhe për të ndihmuar hetuesit në punën e tyre.

Agjencia, me seli në Hagë, tha se po fokusohej në tre fusha të krimit mes shumë fushave të tjera shqetësuese: mashtrimi dhe inxhinieria sociale, dezinformimi dhe krimi kibernetik.

Aftësia e ChatGPT për të hartuar tekste reale e bën atë një mjet të dobishëm për qëllime “Phishing” (praktika mashtruese per të zbuluar informacione personale, të tilla si fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit).

“Aftësia e tij për të riprodhuar modele gjuhësore mund të përdoret për të imituar stilin e të folurit të individëve ose grupeve të veçanta”, tha Europol.

Në lidhje me dezinformimin, “Europol” tha se ChatGPT shkëlqen në prodhimin e tekstit autentik me shpejtësi dhe shkallë të lartë, duke e bërë atë modelin ideal për qëllime qe lidhen me propagandën dhe dezinformimin.

“Për një kriminel të mundshëm me pak njohuri teknike, ky është një burim i paçmuar për të prodhuar kode me qëllim të keq,” tha Europol duke iu referuar krimit kibernetik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb