Shkalla e papunësisë në eurozonë ra në 7,9 % në maj, kur u lehtësuan masat antiCOVID-19, njoftoi sot Enti i Statistikave të Bashkimit Europian (Eurostat).

Sipas të dhënave të reja, papunësia e rregulluar sezonale në BE, që në prill qëndroi në 7,4 %, në maj ra në 7,3 %. Shkalla e papunësisë në eurozonë, që një muaj më parë ishte 8,1 %, ra në 7,9 % në maj.

Në nivel shtetëror, papunësia në maj ishte 15,3 % në Spanjë, 10,5 % në Itali, 7,5 % në Francë dhe 3,7 % në Gjermani. Në maj, numri i të papunëve në BE qëndroi në 15,27 milionë, nga të cilët 12,79 milionë ishin në eurozonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb