TIRANE– Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, duke lënë pas edhe disa vende të Europës si Bullgaria dhe Islanda. Sipas statistikave më të fundit për çmimin e energjisë elektrike të publikuara nga Zyra për Statistika e Komisionit Europian Eurostat, vërehet se Shqipëria shënon një çmim të lartë të energjisë.

Situata paraqitet ndryshe në Kosovë, pasi ky vend ka çmimin më të ulët në Europë për qytetarët dhe bizneset të saj. Në Shqipëri, sipas Eurostat paguhet mesatarisht 11.6 cent për kilovat në orë, ndërsa në Kosovë për 1 kilovat orë paguhet mesatarisht 5.5 cent, një çmim dy herë më i ulët se Shqipëria, vend nga ku Kosova e importon energjinë.

Ndërkaq, në Serbi energjia elektrike paguhet 6.1 cent për kilovat në orë, në Maqedoni 6.76 për kilovat në orë, Bosnje dhe Hercegovinë me 7.9 kilovat në orë, dhe në Mal të Zi me 8.83 për kilovat në orë.

Përveç efekteve negative që barra e lartë financiare sjell për konsumatorët shqiptarë, ky çmim përbën po ashtu një element negativ për kompanitë private që operojnë në Shqipëri, pasi kjo krijon kosto më të lartë për investitorët, e sidomos ata në industrinë e rëndë dhe atë fason.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb