Ka nisur procesi gjyqësor mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që ky i fundit ka hapur për akuzën e shpifjes ndaj liderit demokrat.

Gjyqtari në seancë pyeti se nga e ka marrë Lulzim Basha informacionin për përfshirjen e Ballës.

Basha nuk tregon burimin e informacionit, tha deputeti i PD dhe njëkohësisht eksperti ligjor Gazmend Bardhi.

“Informacioni është i saktë dhe i provuar. E pranoi edhe Balla në kallzimin e tij,” tha Bardhi.

Ndërkohë vetë Balla tha se Basha është shpifës. “Kështu siç thotë Basha i bie që e kam informuar unë.  Unë kallëzimin e kam bërë pas deklaratave të Bashës. Basha është shpifës, të dënohet për këtë shpifje,” tha Balla.

Avokatët e Bashës nuk kanë pranuar të jepnin burimin se nga e kishin marrë paraprakisht informacionin për Toyota-t me miliona euro që u kapën në Durrës, por deklaruan se është një burim i besueshëm.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: