Festivali Europian ‘Eurovision’, në të cilën është edhe vendi jonë pjesëmarrës i cili këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë ka nxjerrë ditën e djeshme pjesën e parë të biletave të cilat janë shitur në kohë record.

Biletat e para, të cilat kushtojnë nga 35 deri në 300 euro janë shitur të gjitha për një kohë rekord, brenda pak minutave

Hapja për biletat e shitura u bë në 11:00 të mëngjesit nëpërmjet faqes zyrtare të biletave në internet, “BlueTicket.pt”. Vala e parë e biletave është shitur në disa minuta.

Mirëpo të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë biletat nuk duhet të merakosen, kjo pasi do të ketë një valë tjetër të biletave në dispozicion.

Biletat e mëtejshme, në kategoritë e tjera të çmimeve, duke përfshirë biletat VIP për finalen e madhe, do të dalin në shitje në një datë të mëvonshme.

Biletat për shfaqjet e mbetura, duke përfshirë gjysmëfinalet, do të jenë në shitje në valët e mëtejshme në janar 2018 pas hedhjes së shortit, ku do të caktohet se cilët shtete do të performojnë në gjysmëfinalen e parë, e cilët në gjysmëfinalen e dytë./Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: