GJENEVE- Eurovisioni i propozoi sot kandidates ruse që të performojë në linjë satelitore që prej Moskës për të marrë pjesë në edicionin 2017 të konkursit të madh të këngës, pas ndalimit të hyrejs të vendosur kundër asaj nga Ukraina.

Në një komunikatë të publikuar nga selia e saj në Gjenevë, Bashkimi Evropian i Radiotelevizionit (Eurovision ose UER) njofton se “ka punuar fuqishëm për të gjetur një zgjidhje që i mundëson këngëtares ruse Julia Samoilova, 27 vjeç, të garojë më 13 maj”.

Propozimi i Eurovision është i paprecedentë dhe do t’i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore, shtoi organizata, duke theksuar se nëse Rusia do të kualifikohet për në finale do të aplikohet e njëjta zgjidhje.

Sipas UER-së, “është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 60 vite histori të Eurovisionit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: