Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) ka vendosur ta përjashtojë Armeninë nga festivali evropian i muzikës. E gjithë kjo pasi përfaqësuesit e këtij shteti valëviten flamurin e te ashtuquajtures Republika e Nagorno Karabakh.

Ky shtet nuk është e pranuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, por as nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vlen të theksohet se për këtë krahinë ka disa vite që janë në konflikt të heshtur shteti armen me Azerbajxhanin.

Gjithashtu organizatorët e festivalit kanë paralajmëruar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë që të mos përdorë flamurin e Kosovës sepse do ta ketë fatin e njëjtë si Armenia.

Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, i cili po mbahet në Stockholm të Suedisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: