VJENË-Ka përfunduar edhe nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2015, që mbahet në Vjenë të Austrisë. Në mbrëmjen e dytë performuan 17 vende, ndërsa morën biletën për në finalen e madhe të 23 majit vetëm 10 prej tyre, të cilët i bashkohen 10 finalistëve të natës së parë. Në total janë 27 finalistë, duke përfshirë 7 vende të cilat janë automatikisht në finale. Për herë të parë këtë vit merr pjesë edhe Australia si e ftuar speciale me motivacionin si një nga vendet ku Eurosong është mjaft i ndjekur dhe popullor.

Shqipëria u kualifikua në natën e parë për në finalen e madhe me këngën ‘I’m Alive’ nga Elhaida Dani, ndërsa është publikuar edhe renditja e performancave për të shtunën, ku Shqipëria është e 26-ta, çka do të thotë se mban kodin 26 për t’u votuar. Të gjithë shqiptarët në Evropë mund të votojnë për Elhaida Danin mbrëmjen e 23 majit me kodin 26 në numrin që do të shfaqet në televizionin e vendit ku jetoni, i cili transmeton Eurovizonin.

Ja 27 finalistet që do të performojnë të shtunën në natën finale:

Finalistët që kanë të drejtën e kualifikimit për natën finale automatikisht:

Australia: Guy Sebastian – Tonight Again
Franca: Lisa Angell – N’oubliez Pas
Gjermania: Ann Sophie – Black Smoke
Italia: Il Volo – Grande Amore
Spanja: Edurne – Amanecer
Mbreteria e Bashkuar: Electro Velvet – Still In Love With You
Austria: The Makemakes – I Am Yours

Të kualifikuarit nga gjysëmfinalja e parë dhe e dytë:

Shqipëria: I’m Alive – Elhaida Dani
Armenia: Face The Shadow – Genealogy
Rusia: A Million Voices – Polina Gagarina
Rumania: De La Capat/ All Over Again – Voltaj
Hungaria: Wars For Nothing – Boggie
Greqia: One Last Breath – Maria – Elena Kyriakou
Estonia: Goodbye To Yesterday – Elina Born & Stig Rästa
Gjeorgjia: Warrior – Nina Sublatti
Serbia: Beauty Never Lies – Bojana Stamenov
Belgjika: Rhythm Inside – Loïc Nottet
Lituania: This Time – Monika Linkytė and Vaidas Baumila
Polonia: In The Name Of Love – Monika Kuszyńska
Sllovenia: Here For You – Maraaya
Suedia: Heroes – Måns Zelmerlöw
Norvegjia: A Monster Like Me – Mørland & Debrah Scarlett
Mali i Zi: Adio – Knez
Qipro: One Thing I Should Have Done – John Karayiannis
Azerbajxhan: Hour Of The Wolf – Elnur Huseynov
Letonia: Love Injected – Aminata
Izraeli: Golden Boy – Nadav Guedj

Ja radhitja e vendeve që do të performojnë në finale:

1. Sllovenia
2. Franca
3. Izraeli
4. Estonia
5. Anglia
6. Armenia
7. Lituania
8. Serbia
9. Norvegjia
10. Suedia
11. Qipro
12. Australia
13. Belgjika
14. Austria
15. Greqia
16. Mali i Zi
17. Gjermania
18. Polonia
19. Letonia
20. Rumania
21. Spanja
22. Hungaria
23. Gjeorgjia
24. Azerbaixhani
25. Rusia
26. Shqipëria
27. Italia

(de.da/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: