Autoritetet e Kosovës i kanë drejtuar një letër Unionit Transmetues Evropian (EBU) me kërkesën që flamuri i Kosovës menjëherë të hiqet nga lista e flamujve të ndaluar gjatë finales së këngës së Eurovisionit. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi.

“Besojmë se barazimi i flamurit të një shteti evropian të cilin e ka pranuar shumica e vendeve anëtare të EBU-së dhe i cili do të valoj në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, me një flamur të një organizate terroriste e cila është përgjegjëse për vrasje, krime dhe gjenocid, paraqet potencialisht një shpifje”, ka thënë Selimi. Veç tjerash, ai e ka cilësuar këtë veprim kundër imazhit të Kosovës. Ndërkaq ka ftuar EBU-në që ta përfshijë Kosovën në garat e ardhshme të Eurovizionit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: