Ana Gjebrea, vajza e moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, “Eurovizion 2021”.

Këtë vit, Eurovizioni do të mbahet në Paris. Për të mbështetur Anën, mund ë bëhen të gjithë peshë përmes votimit online, e cila ka 50% të peshës së vlerësimit final.

Për të votuar shkoni në faqen e Eurovizion, wwww.junioreurovision.tv
Votimi do të hapet sot në orën 20:00 CET, e do të keni mundësi të votoni deri në 3 shtete.

Platforma e votimit do të mbyllet në fillim të emisionit, të dielën e 19 dhjetorit në orën 15:59 dhe do të rihapet në përfundim të gjitha shfaqjeve për një kohëzgjatje prej 15 minutash.

Fituesi i Junior Eurovision do të jetë artisti me më shumë vota nga publiku (50%) dhe nga të gjitha juritë kombëtare (50%).

Ana garon në këtë festival pasi u shpall fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, “Junior fest”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb