Me pankarta dhe thirrje “Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi”, dhjetëra familjarë dhe qytetarë kanë protestuar sot paqësisht para Kryeministrisë.

Ata kërkojnë nga autoritetet që të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj fëmijëve, të cilët jo për fajin e tyre përfunduan në kampet e Sirisë. Xhetan Ndregjoni, daja i Eva dhe Endri Dumanit, me zërin dhe duart që i dridheshin, ka kërkuar llogari ndaj qeveritarëve.

Nga ana tjetër, Ylli Gurra thotë se dhjetëra nxënës mungojnë në bankat e shkollës për faj të grupeve radikaliste dhe ekstremiste, që veprojnë në vendin tone, ndaj apeloi shtetin që të marrë masa.

Të afërmit e Eva dhe Endri Dumanit, dy fëmijët e mitur që ndodhen të vetëm në kampin e Sirisë, pasi babai dhe gjyshja e tyre u vra në luftime, kërkojnë riatdhesimin e tyre.

Nëna e tyre, e veshur në të zeza dhe në gjendje aspak të mirë shëndetësore, përlotet pasi prej 7 vitesh nuk ka parë fëmijët e saj.

Familjarët dhe qytetarët marshuan para Kryeministrisë, ku vendosën pankarta dhe çanta shkolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb