Top modelja Eva Herzigova ka njoftuar martesën me të fejuarin e saj Gregorio Marsiaj, me të cilin ka tre fëmijë, George 9 vjec, Philipe, 6, dhe Edward, 3. Sipas asaj që raporton Daily Mail, supermodelja 44 vjeçare ka zyrtarizuar fejesën, duke bërë kështu hapin e madh me sipërmarrësin torinez me të cilin jeton prej 14 vjetësh.

Pas një martesë të dështuar me Tico Torres, bateristin e Bon Jovit, Herzigova kishte deklaruar se nuk e pëlqente martesën:Jam një vajzë shumë e pavarur dhe më pëlqen vetmia. Jam si një mace. Më pëlqen të më përkëdhelin, por kam edhe nevojë të iki për tu kthyer sërish’. Gregorio mesa duket i ka bërë të ndryshojë ide dhe tani ajo duket se po përgatitet për martesë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb