Vetëm dhjetë muaj pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë Santiago, Eva Longoria kthehet në formë të shkëlqyer, falë stërvitjes që bën në palestër paralelisht me impenjimet e saj si një nënë e re.
44-vjeçarja, artiste e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ është me pushime me familjen e saj St.Barts dhe shfaqet me bikini në profilin e saj Instagram, duke treguar format e saj dhe barkun e tonifikuar gjatë një seance joge.
Aktorja është martuar me Pepe Bastón’s në 2017 dhe nga dashuria e tyre lindi Santiago. Por Baston është edhe baba i tre fëmijëve të tjerë (Natalia, 22, binjakët Mariana e Jose, 14), të lindur nga martesa e parë.