Mediat online janë platforma ku të gjithë personat publik krijojnë marrëdhënie të vecantë me njerëzit që i ndjekin.

Eva Murati, moderatorja e sportit është një prej vajzave të ekranit më aktive në Instagram. Ajo u shpreh në një intervistë në emisionin Fit Station se mundohet të ketë një komunikim me të gjithë që i shkruajnë, duke treguar se mesazhet që i dërgojnë janë të shumta. Me nota humori, Eva foli se cili është mesazhi dhe komenti që i bëjnë më shpesh ndjekësit.

“Mua më pëlqejnë shumë rrjetet sociale, dhe mendoj që do ta kisha këtë komunikim me fansat edhe nëse nuk do të isha një person publik. Kam shumë qejf të flas me ta ndonjëherë shkruaj edhe me njerëz të panjohur a thua se kam 100 vite miqësi. Nëse dikush më ka shkruar dicka interesante, nëse më ka propozuar një film të mirë fiton shumë pikë te unë në ato momente.

Ka edhe njerëz të njohur që më shkruajnë në rrjete sociale, por kjo është një pjesë private dhe unë nuk jam ‘kiss and tell’ që tregoj. Nuk e di pse, por mua nëse duan të më komplimentojnë njerëzit, më thonë dua të martohem me ty, nuk e di pse e kam kështu një energji prej gruaje që të gjithë duan të martohen, por që më bën për të qeshur sigurisht, ua kthej me humor gjithmonë, megjithatë të gjitha komplimentat janë të mirëpritura” – u shpreh moderatorja Murati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb