SHBA-Raportimi për të shtëna me armë në  aeroportin John.F.Kenedy në New York ka bërë që policia të evakuoi pasagjerët në terminalin 1 dhe 8. Për arsye sigurie terminalet janë mbyllur dhe policia ka nisur hetimet. Informacioni është marrë nga një telefonatë që raportoi për të shtëna me armë në terminalin 8 të aeroportit. Pas kësaj një telefonatë e dytë ka raportuar se të shtënat me armë ishin në terminalin 1 të aeroportit John.F.Kenedy në New York.

Cp3panzXEAA25OC

Policia ende nuk ka konfirmuar nëse ka pasur të shtëna, deri tani nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka asnjë person të plagosur dhe asnjë të arrestuar. Derisa verifikimet  vijojnë për arsye sigurie pasagjerët janë evakuuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: