LONDER- Policia në Londër e ka evakuuar një stacionin e metrosë “Tooting Broadway Underground” pas një alarmi sigurie.

Ndërkohë, autoritetet janë vënë në ndjekje të një personi pasi ai kërcënoi pasagjerët me një palë gërshërë, transmeton KosovaPress.

Pak momente më pas, pasagjerët në Twitter njoftuan stacioni është mbyllur dhe është vërejtur një prani masive e policisë. Policia Metropolitane ka thënë se prezenca e shtuar e policisë në stacion ka qenë për shkak të raportimeve për një person që shqetësonte pasagjerët në një tren.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: