Evangjeli Veli flirtoi për medalje në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan. Shtangistja shqiptare garoi në peshën deri në 55 kg dhe u rendit në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, duke ngritur 89 kg, vetëm 1 kg më pak se vendi i tretë.

Tentoi në provën e tretë të ngjitej në podium, por nuk ia doli. Ndërsa në shtytje Veli zhgënjen, pasi nuk arrin të ngrejë në 2 prova 105 kg, ndërsa në të tretën tërhiqet. Si pasojë, nuk ka rezultat në dy garësh. Shpresat për medalje janë të premten, kur në pedanë do të ngjiten Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb