Armando Broja ka qenë dhe mbetet shpresa e madhe e Shqipërisë, ky diskutim nuk ndryshon në asnjë moment pavarësisht formës apo statusit të tij në ekipin ku luan. Sulmuesi kuqezi tentoi edhe këtë vit të gjente një sistemim ideal larg Chelsea, por as huazimi i tij i radhës tek Everton nuk shkoi ashtu si Broja shpresonte. Dëmtimet kanë qenë dhe mbeten makthi i tij më i madh.
Këtë sezon, sulmuesi kuqezi është aktivizuar në 10 ndeshje, më saktë ka luajtur 331 minuta në total, zero gola. Sigurisht, shifra të tilla nuk kënaqin aspak drejtuesit e Everton dhe trajnerin Moyes, me këtë të fundit që ka marrë një vendim final në lidhje me të ardhmen e Brojës.

Sipas mediave angleze, Moyes ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit: Broja nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ri”. Everton pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi total në verë, por Broja nuk është në listën e dëshirave, aq më tepër të paguajnë 30 milionë paund, aq sa dëshiron Chelsea për kartonin e tij. Këtë shifër, Everton pritet ta përdor për të gjetur një tjetër sulmues.
Në këto kushte, Broja pritet të rikthehet edhe një herë në shtëpinë e tij, në Londër, në radhët e Chelsea-t ku do të tentojë edhe një herë të bind trajnerin Maresca, në të kundërt palët duhet të mendojnë për një sistemim të ri.
(BalkanWeb)