Sot Everton ka bërë për ujë të ftohtë Manchester City-n e Guardiolës duke i shkaktuar një disfatë të thellë 4-0. Skuadra e “citizens” nuk iu ka besuar syve pasi që padiskutim ishin pregatitur për fitore, por vetëm një gjë e tillë që nuk ndodhi.

Takimi për “qytetarët” ka zgjatur vetëm 34-ër minuta pasi sulmuesi belg i Everton, Lukaku, ka dhënë shkëndijën e parë në portën e Claudio Bravos. Më vonë Mirallas në të 47-ën, Davies në të 79-ën dhe Lookman në të 94-ën vendosën kapitullimin e ekipit të Pep Guardiolës.
fotos-Everton-Manchester-City_OLEIMA20170115_0067_28
Me ketë humbje City renditet në vendin e katërt me 42 pikë, ndjekur nga Manchester United me 39-të, por me një takim më pak që do taluaj në orën 17:00 kundër rivalëve të përjetshëm të Liverpul. Në rast se kundërshtarët e City-t arrijnë të fitojnë atëherë vihet në pikëpyetje kualifikimi për “Champions League” në se4zonin e ardhshëm, pavarësisht se ka edhe mjaft takime për t’u luajtur.

Duket se Guardiola me humbjen e sotme ka marrë një mësim të mirë në “Premier Ligë”, pasi të drejtosh një ekip në këtë kampionat është tepër e vështirë. Kujtojmë se synimi i City-t në fillim të sezonit ishte ngritja e trofeut në fund të sezonit, por deri në këtë pikë gjërat duken tepër të vështira pasi Chelsea kryesues ndodhet 10-të pik larg.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb