Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe më në fund erdhi: Karlo Ançeloti është trajneri i ri i Evertonit. Ish-tekniku i Napolit, ka firmosur një kontrtarë prej katër vitesh e gjysmë. “Everto është i lumtur t’ju komunikojë se Karlo Ançeloti është menaxheri i ri i klubit. Një prej menaxherëve më të suksesshëm të botës së futbollit, që ka fituar 20 trofe, tituj kampionë në 4 kampionate të ndryshme dhe 3 herë Champions League. Ançeloti ka nënshkruar një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë, e cila do zgjasë deri në fund të sezonit 2023-24,” shkruan Evertoni.

Anceloti
Anceloti

Pas njoftimit të klubit, është trajneri ai që ka dashur të ndajë kënaqësinë e tij për eksperiencën e re. “Ky është një klub i madh, me histori të madhe dhe tifozë të apasionuar. Shoqëria kërkon të sjellë suksese dhe trofe, jam entuziast për prespektivën e punës këtu. E kam ndjekur skuadrën në dy javët e fundit, puna e Dankan Ferguson ka qenë e mrekullueshme. Jam i lumtur që ai do jetë pjesë e stafit tim,” ka theksuar Ançeloti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb