NGA GERILINA KODHELI

“Merr Guximin” ishte vërtet një projekt i guximshëm në muzikën shqiptare i realizuar nga Evi Reçi. Ndërthurja e muzikës së viteve ’30 me atë të ditëve të sotme e bëri këngën mjaft interesante për fansat e këngëtares, megjithatë, që nga ajo kohë kanë kaluar muaj dhe Evi po bëhet gati për lançimin e një kënge të re. “Është një këngë që e kam në bashkëpunim me Bojken Lakon”, tregon këngëtarja në këtë intervistë për “Summer Pages”, teksa sqaron se nuk bëhet fjalë për duet, por për një këngë të krijuar nga Bojkeni dhe të kënduar nga ajo. Përpos projekteve në muzikë, artistja na zbulon edhe konceptin e saj për dashurinë, raportin aq shumë të komentuar me Getoar Selimin e Marina Vjollcën, dhe arsyen pse nuk transferohet në vendlindjen e saj, në Shqipëri.

“Merr Guximin” është kënga juaj më e fundit, mjaft e suksesshme, megjithatë ka kaluar kohë nga lançimi i saj. Po përgatitesh për një projekt të ri?
“Merr Guximin” është kënga ime e fundit dhe rezultoi mjaft e pëlqyer, sepse ishte një rrymë që nuk është si ato që zakonisht nxjerr unë, apo që lançohen në atë periudhë, në pranverë. Ka qenë një projekt i viteve ’30 dhe një tribut që ia dedikova Tefta Tashko Koços, e cila ka qenë një artiste inspiruese dhe moderne për atë kohë, pra për vitet ’30.

Kur planifikoni të lançohet kënga juaj e radhës?
Kam një projekt të ri. Është një këngë që e kam në bashkëpunim me Bojken Lakon. Nuk bëhet fjalë për duet, por një këngë e krijuar nga ai dhe e kënduar nga unë. Do lançohet së shpejti si audio, nuk e di me siguri, por mendoj brenda muajit. Dukesh selektive sa u përket bashkëpunëtorëve dhe materialeve muzikore.

Si i përzgjedh, çfarë është më e rëndësishme për ty?
Po, është e vërtetë, jam selektive për materialet muzikore. Ajo që është më e rëndësishme për mua është që të jetë një rrymë sa më europiane. Së fundi ke qenë pjesë e një muzikali në Itali. Na trego diçka më shumë për këtë projekt dhe përvojën që të ka ofruar… Në fakt kanë qenë dy muzikale, “Evita” dhe “Cat”, ku unë isha protagoniste. Ishte një projekt i rëndësishëm për mua, pasi u realizua në Firence, në një nga teatrot më të rëndësishme të këtij qyteti. Pata përgjegjësi të madhe, sepse kisha rolin kryesor, megjithatë ishte shumë bukur, sepse prisja prej kohësh të bëhej një muzikal. Muzikalet përmbajnë këndimin, aktrimin dhe kërcimin, dhe për mua kishte ardhur koha që t’i shfaqja këto aftësi së bashku. Jam shumë e lumtur për suksesin e këtyre dy spektakleve dhe këtë vit mund të ketë edhe të tjerë. Së shpejti besoj se mund të bëhet edhe diçka në Shqipëri, një muzikal. Nuk e di, por do kisha shumë dëshirë. Në media thuhet se po pushon me Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin.

Çfarë raportesh ke me ta? Si jeni njohur?
Në fakt nuk bëra pushimet me Marinën dhe Getoarin, por vizituam Firencen për disa kohë. Marinën e kam farefis dhe sa herë që vjen në Firence ne takohemi, darkojmë bashkë dhe kemi raporte shumë të mira. Tashmë ne jemi një familje dhe janë njerëz shumë të këndshëm. Unë Marinën e kam pothuajse motër, edhe ajo ka shprehur shpeshherë të njëjtën gjë.

Beson te dashuria e përjetshme, apo mendon se çdo gjë ka një fillim e një fund?
Nuk besoj te dashuria e përjetshme, por te respekti i përjetshëm dhe mbajtja e një ndjenje konstante. Jam për respektin e përjetshëm, dhe besoj që ekziston!

E ke menduar ndonjëherë transferimin në Shqipëri? Pse ?
Rikthimin në Shqipëri e kam menduar, por deri tani unë transferohem vetëm kur kam projekte, dhe ato janë gjithmonë me muaj, ku unë fokusohem te këto projekte dhe pastaj rikthehem në Firence. Për të qëndruar gjithmonë në Shqipëri nuk e di, ende nuk besoj se ka ardhur ajo kohë. Jam mirë në Itali dhe besoj se do qëndroj akoma aty.

Cila është aventura jote më e çmendur verore?
Nuk do të thosha që kam aventura verore, pasi verat e mia janë shumë të qeta dhe mundohem t’i bëj sa më të qeta të jetë e mundur. Çmenduritë ndodhin gjatë dimrit, kur unë punoj pa fund dhe jam në një energji konstante. Kështu që, mundohem të jem sa më e qetë në verë. Vera gjithmonë u dedikohet familjes dhe shoqërisë që kam në Shqipëri, pasi preferoj që pushimet t’i bëj në Shqipëri.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: