Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mësuesin nga Gramshi, Xhevit Dermyshi që ndërroi jetë sot nga COVID-19.

Kushi thotë se fatkeqësisht koronavirusi ka goditur sërish një tjetër arsimtar të nderuar, si Xhavit Dermyshi që për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim e profesionalizëm.

Ajo bën thirrje të gjithëve për të treguar rigorozitet në zbatimin e çdo mase.

STATUSI NGA EVIS KUSHI
Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.
Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit. Njëkohësisht, dua të bëj thirrje që të gjithë të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb