Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Sotry”, në “News 24”, tha se një pjesë e vendeve Evropiane janë duke u përballur me një valë të re të COVID-19.

Megjithatë sipas ministres, situata paraqitet më e qetë në Shqipëri. Sipas ministres, çelësi për më pak infektime është vaksinimi. Ajo pranoi se ka një hezitim nga moshat e reja, që vjen nga keqinformimi i personave jo kompetentë.

“Është lajm i mirë. Një lajm që na jep garanci që vaksina do të ketë dhe për të gjithë grupmoashat, por edhe planin tonë të re, për dozat përforcuese. E rëndësishme është rritja e mbulesës vaksinale. Nevoja për të pasur në disponon vaksina, në këtë periudhë, është e madhe. Kjo është një alert që e ka ngritur OBSH dhe një pjesë e vendeve Evropiane, janë duke u përballur me një valë të re të COVID-19. Është një situatë e cila na përball me dimrin dhe dihet që rritja e infeksioneve në dimër do të ndodhë. E dyta është virusi i gripit stinor. Ndaj dhe alerti për vaksinën anti-grip është vendosur në të gjithë botën. Janë shpërndarë më shumë se 200 mijë vaksina anti-grip e padyshim që bota apo vendet Evropiane janë duke menduar nëse do të ketë masa shtrënguese. Disa shtete kanë nisur në fakt. Shqipëria është në situatë të qëndrueshme, sa i përket vendeve të rajonit, përjashtuar Kosovën, shtetet e tjera janë në rritje të rasteve pozitive. Kurba epidemike, apo situata e kurbës epidemike ndryshon në kohë të ndryshe.

Kosova e ka pasur kurbën disa muaj më parë. Kjo ka lidhje me situatën epidemiologjike. Ka kohë të ndryshme epidemia ku ndodh. Praktikisht ka një lloj frekuence, por ne kemi rritje të qëndrueshme e jo të niveleve alarmante. Por kjo nuk do të thotë që rastet pozitive nuk janë, që do të thotë se jemi në një situatë ku kemi qarkullim të variantit Delta. Pse ndodh rritja e rasteve? Ndodh sepse ka xhepa apo grupe që duke mos qenë të vaksinuar, infeksioni përhapet më shpejt dhe sigurisht shkakton më pas edhe raste që shkojnë në spital. Ne të gjithë e dimë se sa mezi i prisnim vaksinat muajt e parë. Patjetër që uria që ishte për vaksinim filloi të ezaurohej në muajt mars-prill ku vijuam me vaksinimin e mësuesve, e më pas hapëm fashën për mbi 60 vjeç e nga ana tjetër, patëm një ulje të kurbës së infektimeve dhe të gjithë verën Shqipëria ishte pa asnjë masë izoluese. Evropa në verë ka qenë e mbyllur, ndërkohë që vaksinimin e kanë bërë si kusht për të aksesuar shërbime, ndërsa Shqipëria se ka pasur këtë. Sigurisht, qytetarët kanë parë se pjesa e grupmoshës më të rritur, kanë pasur frekuentim të qendrave shëndetësore shumë të lartë dhe ne kemi një përqindje prej mbi 70% te personat e mbi 70 vjeç. Ndërsa te grupmoshat e reja duam të rrisim vaksinimet. Tek ne, për fat të keq, kanë ndikuar pak edhe informacionet që janë gjoja ekspertë që kanë helmuar gojët e njerëzve dhe kanë shtyrë njerëzit të mos vaksinohen”, u shpreh Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb