Sa herë që vjen vera dhe për rrjedhojë vapa e madhe, ditët tona shndërrohen në terma meteorologjikë, që normalisht i injorojmë për pjesën tjetër të vitit, shkruan focus.it.

Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “Anticikloni i Azoreve”, ajo zonë gjysmë e përhershme me presion të lartë që gjendet në oqeanin Atlantik dhe që ndikon në klimën e pjesës më të madhe të Evropës dhe të të gjithë Mesdheut.

Çfarë shtë Anticikoni i Azoreve?

Burimi i të gjitha ”vuajtjeve” tona të verës, Anticikloni i Azoreve po përkeqësohet.

Kjo të paktën mbështet një studim të ri të botuar në ”Nature Geoscience”, që analizon evolucionin e anticiklonit gjatë mijëvjeçarëve të fundit dhe që tregon se në 200 vitet e fundit ai është zgjeruar në ritëm më të lartë se ai i 1 000 paraardhësve.

Ky “shpërthim” është arsyeja pse disa zona të Evropës, veçanërisht Spanja dhe Portugalia, po përjetojnë thatësirën më të keqe në historinë e tyre.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet evropiane që më së shumti po vuajnë pasojat e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve. Në mesin e shumë parashikimeve që janë bërë për këto dy vende, njëri thotë se deri në vitin 2050 sipërfaqja e gadishullit Iberik, e përshtatshme sidomos për rritjen e rrushit do të reduktohet nga 25 deri në 100% (që do të thotë se për 30 vjet në Spanjë dhe Portugali mund të bëhet e pamundur të prodhohet verë).

Ndërkohë, një tjetër parashikon një kolaps prej 30% të prodhimit të ullirit në Spanjën Jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb