“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund të vazhdojmë tutje”, ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me anëtarët e tjerë të partisë së saj.

Ngjashëm në Francë, Itali, Holandë, Çeki, Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Spanjë. Për vetëm 10 ditë numri i të infektuarve me COVID-19 është dyfishuar, duke paralajmëruar masat të ashpëruara dhe në ato vende që tashmë janë në izolim, transmeton Telegrafi.

Franca paralajmëron se numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të shkojë deri në 100 mijë. E rekordi i mëparshëm i zi ka qenë 52.010 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

Izolimin klasik tashmë po e aplikojnë Belgjika, Irlanda, Uelsi. E gjendja e jashtëzakonshme në mes tjerash po aplikohet në Spanjë dhe Francë, kurse kancelari austriak Sebastian Kurz ka paralajmëruar se nuk është hedhur poshtë ideja e izolimit. Sipas tij, për këtë do të vendoset bazuar në numrat e rasteve nëpër spitale.

E vendi me numrin më të madh të infektuarve për kokë banori është Çekia. Kryeministri Andrey Babish ka paralajmëruar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nëse nuk ndodh mrekullia, asgjë tjetër nuk do të na mbetet përpos forcimit të masave mbrojtëse”, ka shtuar ai.

Tashmë janë mbyllur shkollat dhe shumica e dyqaneve, kurse shumë çekë nuk po i respektojnë masat.

Sllovenia ka njoftuar se nga kjo javë nuk do të mund të largohen nga vendi ku jetojnë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë.

Më herët ata nuk kanë guxuar të largohen rajonin ku jetojnë, e ora policore aplikohej nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb