Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se Evropa ka vetëm 6 deri në 8 javë për të gjetur një zgjidhje për problemin me emigrantë.

Këtë deklaratë Rutte e tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku po qëndron së bashku me homologët e tij nga Greqia dhe Franca, transmeton KP.

Rutte tha se 35,000 njerëz kaluan nëpërmjet detit nga Turqia drejt Greqisë vetëm këtë vit.

“Posa të vijë pranvera, shifrat do të katërfishohen”, ka thënë ai. “Do të rriten në mënyrë të konsiderueshme. Nuk mundemi që si BE, të paktën, si Holandë, Gjermani… nuk mund t’i përballojmë këto shifra”, ka thënë më tej.

Ndërkaq, kryeministri grek Alexis Tsipras, ka bërë thirrje për rilokimin e refugjatëve nga Turqia dhe Greqia.

“Ajo çfarë ne po bëjmë thirrje është një mekanizëm që do të ndihmojë për t’i rilokuar refugjatët nga ishujt grekë dhe turq në pjesën tjetër të Evropës”, ka thënë kryeministri grek, Alexis Tsipras.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: