Pas publikimit të “Exit Polleve” që nxjerrin fitues si President të ri të Francës, Emmanuel Macron, ka ardhur dhe një reagim i kundërshtares së tij, Marine Le Pen.

“Ne mund të kishim parë një erë të madhe lirie që përfshiu këtë vend”, më sohet të ketë thënë Le Pen para mbështetësve.

Më tej ajo ka shtuar se votuesit francezë vendosën ndryshe, e megjithatë ajo e cilëson këtë një fitore të shkëlqyer.

Le Pen thotë se kundërshtarët që e konsideruan partinë e saj të vdekur “mijë herë e një mijë herë e kishin gabuar”.

“Unë do të ndjek angazhimin tim për Francën dhe francezët”, ka thënë ajo duke u zotuar se do të udhëheqë betejën e ardhshme elektorale të Tubimit Kombëtar, zgjedhjet legjislative të qershorit, duke thënë se votuesit francezë kanë treguar se duan një forcë tjetër për të kundërbalancuar fuqinë e Macron si president.

“Rroftë Republika dhe rroftë Franca”, ka përfunduar ajo, përpara mbështetësve kryesorë në interpretimin e himnit kombëtar, “La Marseillaise”.
Kujtojmë se sipas France 24, Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën me 58.2% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.

Ndërsa sfiduesja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb