SHBA- Pavarësisht lajmeve për një krizë të mundshme mes tyre, këto foto tregojnë krejt të kundërtën. Bëhet fjalë për aktorin e njohur ‘Ezel’ Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshorten e tij, Sinem Kobal.

Në disa foto të publikuara sot nga mediat turke, çifti shfaqet duke darkuar në një jaht në Miami gjatë një turi të aktorit në Amerikën e Jugut.

Të qetë dhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit aktori dhe gruaja e tij po shijojnë disa çaste të bukura mes tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: