TURQI – Ai që ne e njohim si “Ezel”, më në fund ka vendosur që të hedhë një hap më tej me dashurinë e tij, ndërsa këtë verë ai pritet që të martohet. Aktorja dhe modelja, Sinem Kobal, tani është shumë pranë martesës me yllin e kinematografisë turke, Kenan Imirzalioglu. Kobal ka konfirmuar se natën e Krishtlindjeve ajo ka marrë propozimin për martesë nga Kenan, i njohur te ne si “Mehmet Kosova”, dhe në rolin e “Ezelit”, në serialin me të njëjtin emër.

Jeta e tij gjithmonë është në shënjestër të mediave rozë për shkak të famës. Më në fund duket se ka vendosur që të martohet. 41-vjeçari i famshëm turk rrëfen për mediat atje vendimin dhe njohjen me të dashurën e tij, Sinem.

‘’Kemi kohë që jemi bashkë, por e kemi fshehur nga mediat dhe kemi bërë mirë që e kemi ruajtur lidhjen deri në këtë moment dhe askush nuk ka mundur të na zbulojë, edhe pse kemi bërë shumë taktika që paparacët mos të na kapin mat. Jemi njohur bashkë përmes shoqërisë edhe pse na lidh puna, sepse jemi në të njëjtin profesion dhe jemi njohur figurativisht. Rastësisht në një takim të organizuar mes miqsh për çështje pune, më dha numrin e celularit dhe unë pas një jave e mora në telefon se në serialin që xhironim duhej një femër e pashme. Nuk u mendua dy herë dhe pranoi të vijë. Nisëm të shoqërohemi, nuk e kemi pasur të lehtë sinqerisht, edhe pse duket ashtu. Por tani që ka një kohë që jemi bashkë, dukemi të lumtur, nuk kemi probleme dhe nuk na pengon popullariteti, sepse e kuptojmë njëri-tjetrin. Propozimin për martesë e ka pritur shumë e befasuar, sepse ka qenë i papritur, nuk ka menduar që aq shpejt do vendosë për martesë, por për mua vitet po ikin. I kam kaluar të 40-¬at dhe akoma nuk kam krijuar familje, duhet bërë një gjë e tillë. E kemi gjetur dashurinë e vërtetë, nuk jam me këmbë në tokë (qesh)’’, – kështu e ka komentuar lidhjen e tij me aktoren Sinem Kobal Kenani.(panorama)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: