Granit Xhaka është shprehur se nuk ka përdorur fjalë raciste ndaj një pjesëtareje të stafit në aeroportin Heathrow të Londrës të hënën në mbrëmje. Mesfushori shqiptar ishte në aeroport për të përshëndetur mikun e tij, Leonard Lekaj, në kthimin e tij në Gjermani, pasi që ky i fundit ishte në vizitë në Londër. Leonard Lekaj mësohet se është vonuar për të kapur aeroplanin dhe nuk ka pasur të drejtën për të hyrë në fluturim, duke bërë kështu Granitin të nervozohet dhe të fyej anëtaren e stafit në aeroport duke i thënë “Fucking white bitch (K**** e bardhë e q***)”. Pas kësaj u raportua se Xhaka ishte në polici për t’u marrë në pyetje por nuk u arrestua. Një burim i afërt i shqiptarit, ka thënë për Goal.com që Graniti nuk ka fyer me fjalë raciste punëtoren dhe se janë të pavërteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: