Rinovimi i kontratës ndërmjet Vettel dhe Ferrarit dukej një formalitet por në mënyrë të çuditshme të dy palët kanë dalë në një përfundim të bujshëm. Sebastian Vettel nuk do të jetë më piloti i “kokëkuqes”. Gjermani do të qëndroj deri në fund të sezonit, gjithnjë nëse do të rifilloj ky sezon, duke respektuar kontratën, por deri këtu.

F1
F1

Lajmi është bërë publik nga vetë skuderia nga Maranello: “Skuderia e Ferrarit dhe piloti Sebastian vettel njoftojnë se nuk do të rinovojnë kontratën aktuale, e cila skadon në fund të sezonit sportiv të 2020-ës”. Të dy palët nuk kanë gjetur një mirëkuptim pasi Vettel tashmë konsiderohet si pilot i dytë pas shpërthimit të Charls Leclerc. Vettel, 4 herë kampion bote, largohet në këtë mënyrë pa mundur të realizoj objektivin e tij dhe të skuderisë italiane, për të fituar titullin kampion. Pas 5 vitesh, piloti gjerman largohet duar bosh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: