BRITANIE MADHE – Lewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Britanisë, në një garë ku nuk munguan surprizat. 30-vjeçari doli i pari në pistën e Silverstone, duke shpërblyer pritshmëritë e tifozëve. Piloti, i cili mori kryesimin në xhiron e 22 regjistroi fitoren e 4 sezonale dhe te 38-n në karrierën e tij si pilot në Formula 1.
Në vendin e dytë u ngjit Nico Rosberg, i cili vazhdon të ndjekë hap pas hapi rivalin e tij kryesor.
Në pod u ngjit edhe gjermani Sebastian Vettel, i cili falë strategjisë së Ferrarit dhe sigurisht eksperiencës së tij zuri vendin e tretë në një garë që ndoshta mund ta mbyllte shumë vende më poshtë. Piloti gjerman u tregua shumë i aftë në kohën e ndërrimit të gomave për të lënë pas vetes dy makinat Williams, të cilat edhe pse e nisën mirë garën nuk arritën të ngjiteshin asnjëra në pod.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb