Piloti polak Robert Kubica, vitin e ardhshëm do t’u rikthehet garave në Formula 1 me britanikët e “Williams”, shtatë vjet pas aksidentit të tmerrshëm në të cilin pothuajse humbi dorën e djathtë.

Lajmin e konfirmoi sot ekipi britanik në një konferencë për media në “Yas Marina Circuit”, përpara garës të së dielës e cila do të mbahet për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

“Rikthimi im në F1 sezonin e ardhshëm është një nga arritjet më të mëdha të jetës sime dhe jam i sigurt se me përkushtim dhe punë të palodhshme do të jem në gjendje të motivoj ekipin për të shënuar rezultate të mira së bashku”, tha Kubica, i cituar nga faqja zyrtare e Formula 1.

Ai ka regjistruar gjithsej 76 paraqitje në garat e F1, në sezonet mes viteve 2006-2010, duke garuar për ekipet e “BMW Sauber” dhe “Renault”, duke shënuar një fitore.

Karriera e pilotit polak për pak sa nuk përfundoi në shkurt të vitit 2011, atëherë kur pësoi një amputim të pjesshëm në krahun e tij dhe disa lëndime tjera nga shkaku i një aksidenti të rëndë në një garë në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb