Manchester City përballet me Bristol City në mesjavë, për 1/8-tat e FA CUP. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka vlerësuar rivalin, duke thënë se duhet kujdes, pasi nuk humbasin prej 12 ndeshjesh.

“Nuk kanë humbur prej 12 ndeshjesh dhe vëzhguesit tanë thonë se është një ekip i mirë, trajneri ka shumë eksperiencë. Do të jetë një finale, është një kompeticion i rëndësishëm. Kur largohesh në FA Cup, është gjithmonë e vështirë kundër ekipeve të Kampionatit. Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të mirë dhe të përpiqemi të kalojmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb