Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në vend të krijuar për shkak të zjarreve.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lufta me flakët vazhdon, ndërkohë që Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në terren, nga toka dhe ajri.

“? Vazhdon lufta me flakët – Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe).
Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: