Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

Auditon dhe vlerëson kuadrin e politikave, praktikave dhe procedurave që përbëjnë sistemin e kontrollit të brendshëm të të gjitha njësive të kompanise, lidhur me:

o mbikëqyrjen dhe administrimin, duke përfshirë delegimin e detyrave dhe përgjegjësive,

o identifikimin, matjen dhe menaxhimin e rreziqeve,

o zhvillimin dhe funksionimin e kontrolleve të brendshme,

o pajtueshmërinë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi,

o zhvillimin, monitorimin dhe zbatimin e planeve të tyre të biznesit, arritjen e qëllimeve të tyre dhe ndarjen efektive dhe efikase të burimeve,

o menaxhimin e burimeve njerëzore, përfshirë vlerësimin, avancimin dhe trajnimin e tyre,

 

Identifikon mundësite per permiresim te efektivitetit operacional si: ulje të kostove, zvogëlime të mundësive per gabime njerëzore, permiresimin e eficences, etj.

Harton raportin e auditimit për punën e kryer, duke pasqyruar të gjitha gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet për procesin / njësinë e audituar.

Sigurimi i ekzistencës dhe efektivitetit të procedurave dhe proceseve për parandalimin e pastrimit të parave dhe/ose financimit të terrorizmit të përcaktuara me ligj, rishikimi i vazhdueshëm, perditesimi dhe përmirësimi i proceseve.

Kërkesat kryesore

Ø Diplomë Universitare ne Fakultetin Ekonomik/juridik

Ø Te pakten 2 vjet përvojë pune profesionale ne fushen e auditimit, kontrollit financiar ose aktivitete të ngjashme

Ø Preferohet eksperience pune ne kompanite financiare.

Ø Njohuri të mira të industrisë si dhe standardeve/kërkesave rregullatore

Ø Njohuri shume te mira të gjuhës angleze

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb