Fabio Capello, ish-trajneri i shumë prej ekipeve më me emër në Europë si Real Madrid, Milan, Juventusi apo kombëtares Anglesë në një intervistë për “Radio anch’io sport” nuk ka nguruar të thur elozhe për yllin e futbollit Leo Messi.

70 vjeçari italian i mrekulluar nga aftësite e katalanasit nuk ka nguruar t’a quajë “Pavarotti i futbollit”.

“Messi është ‘Pavarotti i futbollit’, është një futbollist që bën ato që s’mendohen. Keshtu janë lojtarët e jashtëzakonshëm…të cilët të lënë me gojë hapur. Nuk është Messi që shohim fillimisht, por kualiteti dhe klasi i tij që të bëjnë të argetohesh, shpresojmë jo shumë ndaj Juventusit”.

Për sfidën e bardhezijnve në “Champions League” kundër Barcelonës Capello u shpreh se kuotat i ndan 50% me 50% për secilën skuadër, por shtoi se takimi i luajtur mbrëmë nga të besuarit e Allegrit në “San Paolo” ndaj Napolit nuk i ka pëlqyer.

“Juve gjuajti vetëm një herë në portë dhe shënoi. Nuk më pëlqeu…Në vështirësi për zotërimin e topit”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb