Kur vjen puna tek droga shqiptarët janë të parët në listat e agjencive ligjzbatuese evropiane. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me 28 kg drogë nën logon e “Louis Vuitton” që u kap në Athinë rreth 1 javë më parë, duke u transportuar nga një çift shqiptar dhe 2 grekë.

33-vjeçarja shqiptare dhe 31-vjeçari shqiptar me emrin “Fabio” në bashkëpunim edhe me dy grekët e tjerë, shfrytëzonin emrat e salloneve të modës në Athinë, përfshirë edhe shtëpinë e modës “Louis Vuitton” për të fshehur drogën, dhe eksportuar më pas në vendet e tjera të Evropës perëndimore.

Shqiptari ishte përfaqësuesi i kartelit kolumbian të kokainës “Cali”, në Europë, raportojnë mediat helene. Vite më parë, ky kartel i hapi luftë edhe kartelit të “Medellin”, që drejtohej nga Pablo Escobar.

Fabio figuron me të ardhura marramendëse dhe kishte kohë që bënte jetë luksoze në Athinë dhe se ka kryer studimet e tij në Itali. Mediat greke shkruajnë se hetimet kanë zbuluar se Fabio ka lidhje të ngushta edhe me mafien famëkeqe Ndrangheta, me bazë në Itali.

Pasi bëri shuma të konsiderueshme parash, Fabio u zhvendos në Athinë, ku menjëherë nisi të blejë prona dhe mjete luksoze në zonat e shtenjta të Athinës. Emrin i vërtetë i shqiptarit nuk është Fabio, por një pseudonim i përdorur prej tij në Greqi, ku është prezantuar si biznesmen italian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: