Cesc Fabregas është lojtari më i ri i Monakos. Mesfushori spanjoll është bashkuar me gjigantin francez pas disa edicionesh të kaluara te Chelsea.

“Është një kënaqësi e madhe të bashkohem me Monacon, është një projekt i ri për mua”, tha Fabregas.
“Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin. Jam duke shikuar një fillim të ri. Unë jam shumë i emocionuar”, shtoi ai.

Ndeshja me Nottingham ishte e fundit për Cesc. Ai u bashkua me Chelsean nga Barcelona në vitin 2014.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: