Mesfushori Cesc Fabregas ka pasur fjalë të mëdha për Wengerin, por dashurinë e tij ja ka shprehur Jose Mourinhos.

Fabregas ka folur për kohën nën drejtimin e Wengerit, duke e cilësuar si të madhe përkrahjen e tij. Por, teksa thotë se Wenger e trajtoi si djalin e tij, Cesc thotë se dashuri ndjen për Mourinhon.

“Unë e dua Mourinhon. Gjithmonë e them këtë, i kam borxh atij sepse më ka sjellë këtu, gjithmonë do ta kujtoj atë. Viti im i parë këtu me Wengerin ishte i mirë sepse më trajtoi gjithnjë si djalin e tij, por më i afërti nga të gjithë ishte Jose”.

“Ishte mënyra si më trajtoi, mënyra si më bëri të ndihem, si më la të jem lider që nga dita e parë”. “Ishte fantastike dhe në katër vitet që kalova te Chelsea kjo do të mbetet gjithmonë pranë meje”.

“Unë isha i lumtur te Barcelona, por ka pasur lojtarë që ishin aty për shumë vjet para meje. Për mua ishte ndryshe sepse u ktheva dhe u paguan para për mua. Është më e vështirë, sepse nuk e kisha dashurinë si lojtarët tjerë”. “Kjo ndoshta për shkak se edhe lojtarët tjerë ishin fantastikë”, deklaroi Fabregas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb