Një zjarr shpërtheu në një fabrikë të prodhimit të kartonit në provincën perëndimore të Afganistanit Herat, duke shkaktuar mbi 10 milionë dollarë dëme, tha një zyrtar provincial.

Zjarri ka ndodhur në fabrikën e kartonit në qytetin industrial të provincës të qytetit Herat, tha Hamidullah Khadim, kreu provincial i Dhomës së Industrisë dhe Minierave.

Incidenti ka kushtuar mbi 10 milionë dollarë dëme, ndërsa investimi total në këtë fabrikë është 50 milionë dollarë, shtoi Khadim.

Zjarri nuk shkaktoi viktima apo lëndime, dhe personeli i zjarrfikësve po lufton për të shuar flakët, tha zyrtari.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb