BIRNINGHAM 

Rreth 100 oficerë nga Agjencia Kombëtare e Krimit janë përfshirë në një operacion të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar që synon të kapë anëtarët e dyshuar të një grupi të krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor.

Mëngjesin e djeshëm, 20 persona u arrestuan në adresa në Birmingham, Reading, Blackburn, Sunderland dhe Londër si pjesë e një hetimi tetë-mujor të udhëhequr nga Policia e Thames në vepra që kanë të bëjne me furnizimin me drogë, mashtrim, pastrim parash dhe vepra të skllavërisë moderne, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri

Një nga krerët e dyshuar të grupit – një burrë 36 vjeçar – u arrestua nga oficerët e NCA në një adresë në Rrugën Pershore në Birmingham nën dyshimin e komplotit për të prodhuar dhe furnizuar drogë të klasit B.

NCA gjithashtu drejtoi operacionet në zonat në veri perëndim, veri lindje dhe Londër. Dy arrestime u bënë nga oficerët e NCA në Sunderland, ku u gjetën dy fabrika të kanabisit që ende punonin.

Një fabrikë më vonë kanabisi u zbulua në një adresë në Southgate, London North, ku u arrestuan dy shtetas shqiptarë dhe një tjetër arrestim u bë gjithashtu në një vend në Blackburn, ku hetuesit gjetën një mjedis të atillë, që ata mendonin se ishte përdorur më parë për prodhimin e kanabisit.

“Ky aktivitet thekson se sa seriozisht po e marrim kërcënimin nga grupet e krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor. Ata janë të përfshirë në forma të ndryshme të kriminalitetit serioz dhe të organizuar, përfshirë trafikimin dhe furnizimin me drogë të klasit A, krimin e organizuar të imigracionit dhe korrupsionin”, tha policia e Britanisë së Madhe.

“Identifikimi dhe shënjestrimi i këtyre rrjeteve me dëmtime të larta kërkon një qasje të zbatimit të ligjit për një sistem të tërë, dhe kushdo që përfshihet në krimin e organizuar të përhapur duhet të marrë parasysh se NCA dhe partnerët do të bëjnë gjithçka që munden për të prishur aktivitetin e tyre dhe për t’u siguruar që ata të përballen me drejtësinë”, thanë nga burime policore britanike për mediat e huaja.

Kultivimi dhe trafiku i kanabisit është kthyer në një problem madhor për Britaninë. Shqiptarët janë ndër grupet e përcaktuara si të përfshira në masa të konsiderueshme në këto aktivitete ilegale e kriminale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb